Jeffree Star me deklarata të tjera rreth Kanye West – Sqaron përse po akuzohet

23

Jeffree Star gjatë ditës së sotme (e premte) ka rrëfyer sa i përket spekulimeve se ai kishte një aferë me Kanye West.

35-vjeçarja shpjegonte se kur u zgjua në mëngjes pa rrjetin duke eksploduar me emrin e tij dhe të reperit të njohur, shkruan Mirror.

“Jeffree Star është beqare dhe nuk kam fjetur me Kanye, nuk jam duke fjetur me askënd për momentin”, u shpreh ai.

Star pretendon se po të njëjtat aludime kanë ardhur si pasojë e shpërnguljes së saj nga Los Anges në Wyoming.

Kanye që një kohë të gjatë është duke qëndruar në Wyoming, pa Kim Kardashian apo fëmijët e tij.

Jeffre përndryshe shtoi se arsyeja e zhvendosjes së saj ishte hapja e një biznesi të ri, ndërsa nuk kishte të bënte fare me Kanye.

Ai po ashtu tregoi se aludimet erdhën nga rrjeti social Tik Tok, pasi e kishte përmendur reperin në një këngë në vitin 2019.