Sot pasdite, presidenti i FIA-s, Jean Todt, një nga njerëzit më të afërt të 7 herë kampionit të botës në Formula 1, Michael Schumacher, ka folur për gjendjen e ish-pilotit gjerman.
Francezi është një nga njerëzit e paktë që viziton rregullisht kampionin gjerman të garave të F1, i aksidentuar në dhjetor të vitit 2013 dhe ende në fazë rehabilitimi.
“Për gjendjen e tij shëndetësore nuk mund të flas. Kjo është një çështje private e tij dhe familjes. Mund t’ju them vetëm se Michael jeton i rrethuar nga familja e tij dhe vazhdon ende të luftojë fort për t’ia dalë mbanë”, tha Jean Todt, që bashkë me Schumacher fituan 5 tituj kampionë për pilotë dhe makina me Ferrarin.