Shkup, 5 shtator 2- Ministri i Punëve të Jashtme të Principatës së Luksemburgut, Zhan Aselborn nesër vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, në suaza të së cilës do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Zhvillimi i bashkëpunimit bilateral të tërësishëm mes dy vendeve, prioritetet e jashtme-politike të Republikës së Maqedonisë, si dhe gjendjet e brendshme aktuale me theks të aktiviteteve përgatitëse për referendumin, do të jenë temat e takimit mes Dimitrovit dhe Aselborn, si dhe në bisedat plenare mes delegacioneve të të dy vendeve”, informojnë nga MPJ.
Të dy ministrat është parashikuar të firmosin Marrëveshje mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Principatës së Luksemburgut për këmbim dhe mbrojtje të përbashkët të informacioneve të klasifikuara.
Në suaza të vizitës, ministri Aselborn do të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
Vizitat paraprake të punës, siç informojnë nga MPJ, e Republikës së Maqedonisë ishin në Aselborn më 4 tetor të vitit 2017 dhe Dimitrov në Luksembug më 20 prill të vitit 2018.