Ankara, 9 tetor – Një ushtar turk ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një sulm raketor në Irakun verior, kumtuan autoritetet lokale në qarkun juglindor turk Hakjari. Sipas televizionit NTV, anëtarë të Partisë së ndaluar Punëtore Kurde (PKK) kanë kryer sulm nga territori i Irakut verior, nga rajoni Zap, mbi një bazë ushtarake turke në rajonin e qytetit Çukurxha në qarkun Hakjari, Turqia juglindore. Luftëtarët e PKK kanë hedhur dy predha mbi bazën ushtarake. Mes të lënduarve ka tre ushtarë dhe një civil, i cili është në gjendje të rëndë. Forcat turke të sigurisë kanë ndërmarrë operacion të madh antiterrorist në rajonin, informoi CNN Turk. Ankaraja, BE-ja dhe SHBA-ja e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste. Grupi zhvillon luftë të armatosur kundër shtetit turk nga viti 1984, në të cilën deri më tani janë mbytur pothuajse 40.000 njerëz. PKK ka baza në Irakun verior.