Shkencëtarët kanë konstatuar që personat, të cilët plakjen e përjetojnë si diçka pozitive, përballen dukshëm më lehtë me problemet gjatë kryerjes së aktiviteteve të përditshme. Në hulumtimin e shkencëtarëve amerikanë kanë marrë pjesë 598 persona në moshën prej së paku 70 vjetësh. Shkencëtarët e kanë vrojtuar shëndetin e pjesëmarrësve në periudhën prej 11 vitesh. Asnjëri nga pjesëmarrësit në fillim të hulumtimit nuk ka pasur vështirësi në lëvizje. Me kalimin e kohës, çdonjërit herë pas here i është nevojitur ndihma rreth kryerjes së aktiviteteve rutinore si pastrimi, veshja ose ecja. Në disa raste vështirësitë në lëvizje kanë qenë mjaft serioze dhe shqetësuese. Rezultatet e hulumtimit tregojnë që personat, të cilët kanë pasur qëndrim pozitiv për plakjen dhe moshën e tyre, jetojnë më shëndetshëm dhe vështirësitë e tyre në lëvizje kanë qenë shumë më pak serioze. Kështu, qëndrimi pozitiv dhe optimizmi personat më të moshuar do t’i nxisë në vizitat e rregullta te mjeku, marrjen e ilaçeve dhe aktivitete, aq sa është e mundshme. Po ashtu, pjesëmarrësit të cilët kanë përjetuar rrëzime, ose kanë ndrydhur ose thyer diçka, kanë pasur 44 për qind gjasa më të mëdha për t’u shëruar nëse qëndrimi i tyre ka qenë dhe ka mbetur pozitiv. Shkencëtarët theksojnë që qëndrimi pozitiv është gjithmonë i rëndësishëm dhe hapi i parë drejt jetës së shëndetshme. Të jesh pozitiv është e rëndësishme, si në moshën e re, ashtu edhe në moshën e vjetër dhe të pjekur.