Në kuadër të festivalit të muzikës xhaz “Jazzfest Tetova”, në Tetovë do të vijë këngëtarja Rona Nishliu, njofton Portalb.mk.
Rona Nishliu quartet do të performojë më 29 shtator, e shtunë me fillim prej ora 20:00, në Pallatin e Kulturës – Tetovë.
Më 25 tetor, në kuadër të edicionit të tretë të “Jazzfest Tetova” do të paraqiten edhe Toni Kitanovski dhe Ritmos Negros, trio me muzikantë nga Peru, Spanja dhe Bullgaria.
Në skenën e festivalit, të shtunën ka performuar edhe këngëtarja Eda Zari me grupin e saj: Rhani Krija, Gert Kapo, Vladimir Gica, Christian Kappe dhe Visar Kuçi.