Javën tjetër vendoset për qëndrimin ditor në çerdhet e Maqedonisë

21

Të hënën Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendosë nëse fëmijët nëpër çerdhe do të mund të qëndrojnë tërë ditën në këto institucione përkujdesi.

Në analizimin e shifrave të foshnjave dhe kapaciteteve të çerdheve, epidemiologët gjatë fundjavës do të japin konstatimet se ku dhe sa fëmijë mund të jenë në kujdesin e edukatoreve edhe pas mbarimit të orarit.

Sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se në mbledhjen e së hënës do të merret një vendim pozitiv për këtë çështje./Alsat

Comments are closed.