Ohër, 27 qershor – Javën e kaluar në Ohër u regjistrua prania e Kovid -19 te 44 persona, po aq edhe në Strugë. Në Dibër javën e kaluar u konfirmua koronavirusi te 26 persona. Këtë e tregojnë të dhënat e Qendrës për shëndet publik në Ohër, kompetente për komunat Ohër, Strugë, Debërc, Vevçan, Dibër dhe Qendrën e Zhupës.
Sipas informatave javore për periudhën prej 20 prej qershorit deri dje më 26 qershor, në të gjitha komunat e përmendura, Qendra ka kryer grumbullimin e materialit për testim nga gjithsej 223 persona dhe atë 104 persona nga komunat Ohër dhe Debërc, 89 materiale nga komunat Strugë dhe Vevçan, si dhe 30 materiale nga Dibra dhe Qendra e Zhupës.
Sipas sqarimeve, 129 nga materialet janë marrë pas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 94 materiale janë marrë pas skrining testimit me udhëzim nga mjeku amë.
Nga fillimi i epidemisë, e deri dje, prania e Kovid-19 u konfirmua te 442 persona, prej të cilëve 140 në komunat Ohër dhe Debërc, 193 persona në komunat Strugë dhe Vevçan dhe 89 persona në komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës.
Bilanci i zi është 26 persona të vdekur nga Struga dhe katër nga Vevçani, pesë nga Ohri dhe Debërca dhe katër nga Dibra dhe Qendra e Zhupës. (koha.mk)