Javën e kaluar janë regjistruar 5.654 të prekur nga gripi

9

Shkup, 27 shkurt – Gjatë javë së kaluar (prej 17 deri më 23 shkurt) janë regjistruar 5.654 të prekur nga gripi, që është gjashtë raste më pak se një javë më parë kur janë regjistruar 5.660 të infektuar, theksohet në raportin që e publikuan në ueb faqen e tyre Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Në laboratorin virusologjik të ISHP-së, siç theksohet, javën e kaluar kanë arritur 99 materiale për testim të gripit. Nga materialet e testuara, 55 (55,6 për qind) janë pozitive për prezencën e virusit në influencë – te 25 (45,5 për qind) është zbuluari lloji A (15 A/H3, 10 A/H1pdm), ndërsa 30 (54,5 për qind) janë të llojit B (16 Victoria dhe 14 linja të pacaktuara).

Numri më i madh i rasteve (2,776) janë paraqitur në grupmoshën më të madhe, gjegjësisht persona të moshës 15 deri 64 vjeç, ndërsa incidenca më e lartë prej 818.3 për 100,000 banorë është regjistruar tek fëmijët e moshës nga pesë deri në 14 vjeç.

Këtë javë janë paraqitur raste për 29 njësi raportuese, 18 prej të cilave janë mbi kufirin javor të aktivitetit mesatar të sezonit. Numri më i madh i rasteve janë paraqitur nga zona e Qendrës së Shëndetit Publik të Shkupit (1,065), ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në territorin që e përfshin Njësinë Rajonale të Kratovës me 135 raste të paraqitura. Në sezonin 2019/2020, numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është 22.071.(koha.mk)

Comments are closed.