Gjatë javës së kaluar (nga 5 deri më 11 mars) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.980 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 32 për qind krahasuar me një javë më parë kur u regjistruan 2.781 persona të sëmurë, thuhet në raportin që në ueb faqe e publikoi Instituti për Shëndet Publik. Në krahasim me sezonin e kaluar i cili karakterizohej me fillim të hershëm dhe kulm të aktivitetit, këtë sezon numri i të sëmurëve në javën e nëntë të këtij viti është rritur për 13 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është në kuadër të javës së kufirit të ulët të aktivitetit (sezonal) të virusit të gripit.
Njëjtë si edhe në javët paraprake, në javën e nëntë të këtij viti numri më i madh i të sëmurëve – 1.209 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjeç, ndërsa incidencë më të lartë prej 137,8 në 100.000 banorë janë regjistruar tek fëmijët e moshës nga 5-14 vjeç. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve – 355 janë paraqitur nga rajoni i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, ndërsa incidencë më të lartë 550,9 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e Njësisë Sveti Nikollë.
Nga gjithsej 31 njësive raportuese në vend, në dy Njësite rajonale (Sveti Nikollë dhe NJR Kavadar) është regjistruar aktivitet shumë i lartë i virusit. Në qendrat e tjera për shëndet publik/njësitë lokale regjistrohet një nivel nga shumë i ulët deri në nivel të mesëm të aktivitetit të virusit të gripit, ndërsa në tre njësi lokale nuk janë regjistruar persona të sëmurë. Deri më tani në sezonin 2017/2018 gjithsej janë paraqitur 21.100 raste. Numri i regjistruar i rasteve është më i vogël për 39 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.625).
Deri tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 2.741 janë regjistruar në Qendrën për Shëndet Publik Shkup, ndërsa pjesa më e madhe është paraqitur edhe në Njësinë Lokale Gostivar – 2.169 dhe Qendra për Shëndet Publik Strumicë – 1.914. Incidenca më e lartë nga 3.288,1 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJL Kavadar.
Lidhur me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoshave, në mënyrë kumulative numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën nga 15-64 vjeç – 12.767 raste (60,5 për qind), ndërsa incidenca më e lartë kumulative nga 1.888,1 në 100.000 regjistrohet tek fëmijët e moshës nga pesë deri në 14 vjeç.
Analiza e numrit të të sëmurëve nga gripi sezonal, tregon në rritje graduale të të sëmurëve në muajin janar (2.396 të sëmurë ose 11,4 për qind) dhe arritje e kulmit në shkurt (12.951 ose 61,4 për qind). Në mars për dy javë, janë regjistruar 4.671 të sëmurë ose 22,1 për qind. Vlerësohet qarkullimi i përbashkët i Influenza А dhe Influenza B virusin në Republikë, me dominim të viruesve B.