Shkup, 22 mars – Gjatë javës së kaluar (nga 12 marsi e deri më 18 mars), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.304 të sëmurë nga gripi, që është ulje për 31 për qind në krahasim me javën e para të saj, kur janë regjistruar 1,980 të sëmurë nga gripi, theksohet në raportin e publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik në faqen e saj të internetit.
Në lidhje me javën e 11-të të sezonit të kaluar, i cili ishte karakterizuar me fillim të hershëm dhe aktivitet, këtë sezon numri i rasteve është rritur për 13 herë. Incidenca e regjistruar këtë javë është brenda kufirit javor të aktivitetit të ulët (sezonal) të virusit të gripit.
Ashtu si edhe në javët e kaluara, në javën e 11-të numër më të pash të të sëmurëve – 818 janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjet, dhe incidenca më e lartë prej 97,3 për 100.000 banorë të regjistruar tek më të vogjlit – fëmijë të moshës prej 0 – 4 vjet.
Këtë javë numër më të madh të të sëmurëve – 227 janë paraqitur në rajonin e QSHP Shkup, dhe incidencë më të lartë 292,5 për 100.000 banorë është në rajonin e njësisë rajonale Sveti Nikollë.
Nga gjithsej 31 njësi raportuese në vend, në një është regjistruar aktivitet i lartë (NJR Sveti Nikollë). Në QSHP/NJR janë regjistruar nga një aktivitet shumë i ulët në nivel të mesëm të virusit të gripit, ndërsa në katër NJR nuk janë regjistruar persona të sëmurë.
Deri më tani në sezonin 2017/2018 gjithsej janë paraqitur 22.404 raste të gripit,sëmundje të ngjashme të gripit me incidencë prej 1.082,8 në 100.000. Numri i regjistruar i rasteve është më i vogël për 36 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar (34.725).
Deri më tani, numri më i madh i personave të sëmurë – 2.968 janë regjistruar në QSHP Shkup, ndërsa numër më i madhe është regjistruar në NJR Gostivar (2.249) dhe QSHP Strumicë (2.103). Incidencë më e lartë prej 3.536.7 në 100.000 banorë është regjistruar në rajonin e NJR Kavadar.
Lidhur me shpërndarjen e pacientëve sipas grupmoshave, numri më i madh kumulativ i të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën prej 15-64 vjet – 13. 585 raste (60,6 për qind) dhe incidenca më e madhe kumulative prej 1.979,2 në 100.000 janë regjistruar te fëmijët të moshës prej 5-14 vjet.