Shkup, 10 maj – Gjatë javës së kaluar në Institutin e Shëndetit Publik, kanë arritur 116 paraqitje për raste të dyshuara prej të cilave 110 (43 nga Shkupi dhe 67 nga qytetet tjera) janë konfirmuar si raste të fruthit të cilët janë në moshë prej një deri 40 vjet. Numri më i madh i rasteve (57) janë në moshë prej mbi 30 vjet, ndërsa 21 fëmijë janë nën moshën një një vjet. Për më shumë se 50 persona nevojitet edhe hospitalizim.
Këtë sot e deklaroi dr Vladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili tha se deri tani janë vaksinuar 23.987 fëmijë, megjithatë mbeten edhe 18.880 fëmijë të cilët nuk janë vaksinuar ende, gjë që paraqet rrezik për mbajtjen dhe përhapjen e mëtutjeshme të epidemisë nëpër qytetet ku ende nuk ka të infektuar.
Përmendi se nga fillimi i epidemisë në dhjetor, deri më tani janë regjistruar 1.399 raste të fruthit prej të cilave numri më i madh janë nga Shkupi -837, ndërsa numër të lartë ka në Kumanovë – 160, në Tetovë -118, në Strugë 80 raste. Gjithsej në 21 qytete është regjistruar fruthi.
Përkujtoi për masën se kopshtet për fëmijë mund t’i vizitojnë vetëm fëmijët e vaksinuar dhe në vendimin qeveritar se gjatë regjistrimit në klasën e parë do të kërkohet të dorëzohet statusi i vaksinimit.