Gjatë javës së kaluar për këshillë mjekësore në linjën telefonike “Alo doktor” janë paraqitur 1.294 qytetarë. Siç njoftoi sot Shtëpia publike e shëndetit Shkup kumtoi se prej më 15 shtator 2014 kur filloi me punë linja telefonike, deri më tani, në linjë ka pasur 136.259 thirrje. Linja është e qasshme çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i drejtpërdrejtë mjekësor në momentin e paraqitjes së simptomave të ndryshme të çrregullimeve shëndetësore. Gjithsej 25 mjekë janë në dispozicion për këshilla mjekësore, të cilët janë nga qytetarë të të gjitha qyteteve të Maqedonisë. Paraqitjet zakonisht janë për këshilla të ndërlidhura me simptoma respiratore, probleme kardiovaskulare, dhimbje koke, temperaturë të lartë trupore, kollë dhe dhimbje simptomatike. Të gjithë personave që kanë kërkuar këshillë mjekësore në linjën telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihma mjekësore me këshillë dhe terapi simptomatike adekuate.