Sipas burimeve të “360 Shkallë”, javën e ardhshme do të realizohet takimi ndërmjet presidentit të Francës, Emanuel Makron dhe presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Takimi do të realizohet në margjina të Forumit të Paqes në Paris, që mbahet të martën dhe të mërkurën.
Takimet vijnë Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pasi presidenti francez, Emanuel Makron ka refuzuar çfarëdo progresi në zgjerimin derisa nuk ndryshon metodologjia e procesit negociues, reformë e cila mund të zgjas me vite dhe për të cilën Parisi nuk jep përgjigje konkrete se si duhet të duket. Siç sqaroi ambasadori i Francës, Kristian Timonie, këtë metodologji Makroni do ta sqarojë gjatë vizitës që do ta realizojë në kryeqytetin e RMV-së, Shkup dhe kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ajo të ndodh edhe gjatë takimit me Pendarovskin.
Nga ana tjetër, dje në Shkup ka realizuar takime senatorja franceze, Elen Konve-Mure e cila realizoi takime me kryetarët e komisioneve në Kuvend. Pas takimit, u tha se Konve-Mure ka deklaruar se nuk ka alternativë tjetër pos BE-së dhe se Franca është duke punuar për metodologjinë.