Javën e ardhshme do të ketë takim të liderëve në Maqedoni

Javën e ardhshme do të ketë takim të liderëve për Ligjin e ri të Prokurorisë Publike.

Liderët e partive të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zae do të ulen në tavolinën e përbashkët në përpjekje për tu dakorduar për Ligjin e ri të Prokurorisë Publike.

Takimi pritet që të mbahet ditën e martë në Kuvend. Mickoski dje për televizionin “Alfa” deklaroi se temë e bisedimeve nuk do të jetë vetëm Ligji për Prokurorinë Publike, por edhe caktimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.