Kjo javë pritet të jetë e ngarkuar në Serie A, pasi Maurizio Sarri mund të prezantohet te Juventusi, Marco Giampaolo te Milani dhe Paulo Fonesca te Roma.
Tre klubet italiane janë aktualisht pa trajnerë, pasi ditë më parë i shkarkuan ata që ishin në detyrë, ndërsa sot (10 qershor) pritet zyrtarizmi i trajnerëve të rinj.
Bëhet e ditur se Chelsea do ta konfirmojë largimin e Maurizio Sarrit, i cili do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës së Juventusit.
Zonja e Vjetër thuhet se do t’i paguajë skuadrës londineze rreth nëntë milionë euro për ta liruar strategun italian nga kontrata, edhe pse u mendua se në marrëveshje mund të ofrohej Gonzalo Higuain.