Shkup, 23 janar – Nga sot (e hënë) deri të premten topi do të luhet në fushën e BDI-së e cila me dhjetë deputetët e saj po determinon VMRO-në dhe LSDM-në se cila do të marrë pushtetin për katër vitet e ardhshme. Ditëve në vazhdim nuk pritet të kemi grupe negociatore mes VMRO-së dhe BDI-së. Aktualisht në BDI pengesa për të koalicionuar me VMRO-në paraqitet vetë mandatari Nikolla Gruevski, i cili kundërshtohet nga pjesa më e madhe e kryesisë së partisë. Sipas informatave jozyrtare të gazetës KOHA, një pjesë e anëtarëve të kryesisë anojnë kah koalicioni me LSDM. Mbetët të shihet se si do të veprojë ditëve në vazhdim vetë kryetari i partisë Ali Ahmeti. Nga burime brenda BDI-së merret vesh se… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)