Java kundër lajmeve të rreme

0

Shkup, 12 nëntor – Instituti për Studime të Komunikimit (ISK) prej datës 11 nëntor deri më datën 18 nëntor shënon Javën kundër lajmeve të rreme.

Qëllimi është të inkurajojë të menduarit kritik dhe të rrisë vetëdijen për dëmin që lajmet e rreme, manipulimet dhe dezinformatat ia shkaktojnë gjithë shoqërisë.

“Mediat e reja ofrojnë hapësirë për liri të pakufizuar të shprehjes, e cila fatkeqësisht shpesh keqpërdoret prej individëve që nuk mendojnë apo aspak nuk u intereson për standardet etike të informimit dhe shprehjen me përgjegjësi të qëndrimeve. Jemi dëshmitarë të një tendence në rritje të lajmeve të rrem edhe manipulimeve, të cilat ndonjëherë as ekspertët nuk mund t’i njohin”, thotë Zhaneta Trajkoska, drejtoresh e Institutit për Studime të Komunikimit.

Në suaza të Javës së lajmeve të rreme, prej datës 11 deri më 15 nëntor ISK do të organizojë tre trajnime për nxënësit e shkollave të mesme, për studentë dhe për pensionistë dhe do t’u ofrojë pjesëmarrësve mjete që më lehtë t’i njohin lajmet e rreme.

Më 14 nëntor është paraparë seminar on-line “Me teknikat gazetareske deri në pasqyrë më të qartë: gazetaria hulumtuese kundër lajmeve të rreme” me gazetaren Kristina Ozimec.

Java do të përfundojë me temën “Pse është i rëndësishëm edukimi mediatik.

Në suaza të Javës kundër lajmeve të rreme do të  promovohen katër video edukative që ISK i ka përgatitur si pjesë nga kjo fushatë, si dhe disa kuize  në të cilat të gjithë të interesuarit do të mund t’i kontrollojnë njohuritë e tyre mediatike, ndërsa do të ketë mundësi edhe për pyetje nga qytetarët në të cilat do të përgjigjen ekspertë prej institucioneve dhe organizatave mediatike në vend.

 

Comments are closed.