Shkup, 18 mars – Fakulteti për elektroteknikë dhe teknologji informatike pranë Universitetit “Shën Cirili e Naumi” – Shkup (FETI) prej sot organozon Javën e robotikës me rastin e 10 viteve të organizimit të manifestimit Robomak dhe 60 vite të ekzistimit të Fakultetit.
Në suaza të Javës së robotikës do të realizohen një sërë aktivitetesh dedikuar për nxënësit e shkollave fillore, për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët nga të gjitha fakultetet në vend dhe jashtë, ndërsa do të përfundojë me garën përfundimtare të Robomak që do të mbahet më 23 mars në Shtëpinë e ARM-së.
Me këtë aktivitet, FETI dëshiron ta ngritë vetëdijen për robotikën në vend dhe të nxitë interesin e të rinjve për t’u kyçur në studimin e kësaj sfere, t’i motivojë nxënësit e shkollave të mesme të regjistrohen në fakultetet teknike dhe të dëshmojë se, përveç teorisë, në Fakultete punohet edhe në aktivitete praktike.