Shkup, 4 maj- Me projeksionin e filmit “Treni i natës” në regji të Jezhi Kavaleroviq, sonte në Kinotekën e Maqedonisë do të fillojë Java e filmit bashkëkohor polak.
Deri më 9 maj do të ekspozohen edhe pllakatet e filmave të rëndësishëm polakë, ndërsa vizitorët do të mund të shohin edhe pesë filma. Në program janë filmat: “Dorëshkrimi nga Saragosa” në regji të Vojçek Has, “Vendi i premtuar” nga Andzhej Vajda, “Thika në ujë” nga Roman Polanski.
Dy ditët e fundit të Javës së filmave polakë i kushtohen regjisorit Kshoshtof Keshlovski. Të martën, vizitorët do të mund ta shohin filmin “Film i shkurtë për dashurinë”, ndërsa ditën tjetër do të shfaqet “Filmi i shkurtë për vrasjen”. Që të dy filmat janë realizuar në vitin 1988.
Programi realizohet në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Polonisë në Shkup.