Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur sot me tubime dhe takime me qytetarët e fillojnë javën e dytë e fushatës për zgjedhjet lokale. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubime në Bogovinë dhe Vrapçisht. Lëvizja BESA sot pasdite do të kenë takim me qytetarët në komunën e Dollnenit.
Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do t’i fillojë me takime me qytetarë në Llozovë, Gradsko dhe Çashkë, ndërsa në mbrëmje do të mbajë tubime në Sveti Nikole dhe Veles. Karvani i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë takime me qytetarë në Pllasnicë dhe Demir Hisar, ndërsa tubimet në mbrëmje janë caktuar në Makedonski Brod dhe Kërçovë.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor përfundon më 13 tetor në orën 24. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.