Në rast se Inter, Juventus, Milan dhe Napoli fitojnë ndeshjet e kësaj fundjave do të bëheshin katër skuadra me pikë të plota pas 3 ndeshjesh dhe ky do të ishte një rekord absolut për Serie A, që nga koha kur ky kampionat luhet me dy faza. Në fakt, në të kaluarën kanë qenë 3 skuadra që kanë pasur pikë të plota pas 3 javëve të para: 1950-51 (Bologna, Milan dhe Palermo), 1966-67 (Inter, Juventus dhe Napoli) dhe 2012-13 (Juventus, Lazio dhe Napoli).
Ndërkohë, për sa i takon vendeve të fundit, në rast se humbet, Fiorentina do të mbetej me zero pikë pas 3 ndeshjeve të parë për herë të dytë në historinë e kampionatit italian që nga sezonin 1935-36. Vitin e kaluar, e vetmaj skuadër me pikë të plota pas tri javëve te para, ka qenë Juventus, ndërsa skuadra me zero pikë ka qenë Crotone.