Shkup, 14 mars – Me kërkesë të seleksionuesit të Maqedonisë Igor Angellovski , Komisioni për Gara pranë Federatës Futbollistike të Maqedonisë, ka vendosur që ndeshjet e xhiros së 23-të LPFM-së të luhen ditën e shtunë (18.03.2017) dhe jo në terminin e saj të zakontë të dielën. E gjithë kjo që reprezentuesit të kenë më shumë kohë të përgatiten për dy sfidat e radhës, Lihtenshtajnin dhe Bjellorusinë. Ndryshe, në kuadër të kësaj xhiroje nuk do të mungojnë edhe ndeshjet interesante, ndërsa veçohet dueli për mbijetesë mes Pobedës dhe Shkupit si dhe Renovës dhe Pelisterit. Derisa, dy konkurrentët për titull Shkëndija dhe Vardari do të përballen me kundërshtar relativisht të lehtë duke marr parasysh potencialin që kanë, Bregallnicën respektivisht Makedonija Gj.P. Të gjitha ndeshjet e javës së 23 do të fillojnë në ora 14.00. (F.N.)