A e gjeni gjithmonë veten të ftohur në kohën e ndërrimit të sezoneve? Apo në mënyrë konstante vuani nga djegia e syve? Ju mund të jeni alergjik në mijëra baktere mikroskopike që jetojnë në jastëkun tuaj, thonë shkencëtarët. Është e ditur se me miliona qeliza të vdekura akumulohen në shtratin tonë për çdo ditë. Mirëpo nëse jastëku juaj është 2 vjet i vjetër, kjo e rritë edhe më shumë mundësinë që aty të jenë grumbulluar një numër i madh qelizash të vdekura, thotë doktoresha e higjienës Lisa Ackerley, shkruan Daily Mail.