Do ishte ideale sikur të gjithë të mundnin të flinin 8 orë gjumë të plotë në një natë. Reduktimi i orëve të gjumit me kalimin e viteve ndikon në cilësinë e jetës sonë. Por nëse ritmi i ditës suaj nuk jua ofron “luksin” e një natë të qetë, e kishit menduar ndonjëherë se materiali i çarçafëve apo i jastëkëve mund të përmirësojë gjumin tuaj? Dhe pse pak orë, me një jastëk mëndafshi ju nuk do t’ia ndjeni mungesën orëve të humbura të gjumit. Shumë preferojnë materialin e pambukut për një këllëf jastëku pa e ditur se ai i mëndafshit na ofron përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tonë.
Këllëfët prej mëndafshi reduktojnë problemet e lëkurës. Nëse keni një lëkurë që priret drejt problemeve si skuqje, puçra apo irritime pa asnjë shkak një jastëk i tillë do të ishte zgjidhja ideale Mëndafshi nuk e përthith lagështinë natyrore të lëkurës sonë, gjë e cila është mjaft e mirë gjatë natës. Materiali i mëndafshit është një rregullator nxehtësie duke ju mbajtur freskët në verë dhe ngrohtë në dimër. Jastëkët e mëndafshit janë të rekomanduar nga dermatologët. Një këllëf mëndafshi ndikon pozitivisht në shëndetin e flokut tuaj. Për ata që vuajnë nga alergjitë apo pagjumësia nuk ju kushton asgjë ta provoni një herë jastëkun e mendafshit.