Ka kohë që jeton në Zvicër dhe ushtron profesionin e modelit. Jasmin Saliu, djaloshi nga Gostivari ka ditur shumë mirë të manovrojë në këtë fushë. Gjatë fotosesioneve të tij ka provokuar në maksimum e për këtë tregon edhe në bisedën e realizuar për InfraRed të gazetës Koha
KOHA: Ka kohë që merresh me modelizëm, saktë sa vite u bënë dhe çfarë ke përfituar nga ky profesion?
Ka më shumë se gjashtë vite që merrem me modelizëm dhe për momentin jam në pauzë, përfitimi më i volitshëm në këtë profesion ka qenë shoqërimi me njerëz të ndryshëm po ashtu edhe eksperienca e jetës moderne.
KOHA: Gjatë këtyre viteve, ke thyer shumë tabu, ke pozuar edhe në mënyrë shumë provokative?
Nudo nuk kam pozuar dhe nuk e shoh diçka në modë sa i përket modës, diçka më provokative në fotosesione ka qenë e mundshme.
KOHA: Ke pasur ndonjë ofertë për pozim nudo për ndonjë revistë të njohur nëpër Europë?
Kam pasur oferta sigurisht që nga ditët e para kur kam nisur të merrem me modelizëm, por për shkak të mentalitetit tek ne, paksa kam qenë i tërhequr në këtë drejtim duke mos marrë dhe shumë guximin.
KOHA: Krahas modës, cili është profesioni që merresh kohës së fundit?
Dy vitet e fundit merrem më shumë me Immobilien, diçka që mendoj të kem si profesion të fundit.
KOHA: E ke pasur problem që si një shqiptarë të depërtosh në botën e modës dhe a ke qenë i diskriminuar ndonjëherë?
Nuk e kam pasur aspak problem edhe pse nuk e shoh diçka shumë të rëndësishme këtë profesion.
KOHA: Kush është Jasmini jashtë sfilatave dhe studiove të fotografëve?
Kreativ, me humor dhe shumë shoqërues.