E ka nisur modën gjithmonë si një hobi në jetën e tij që më pas të kthehet në profesion, por që pas një kohe të heq dorë dhe të ndjekë atë thjeshtë për qejf. Djaloshi nga Tetova, Jasin Garipi jeton dhe vepron në Zvicër, atje merret edhe me biznes, ndërsa vjen në një rrëfim për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon eksperiencën e tij si model si dhe shumë gjëra të tjera nga jeta e tij
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Çfarë ju shtyu të merreshit me modë?
Po ja nisa paksa si hobi edhe pak si shtytëse ishte shoqëria.
KOHA: Cilat janë disa cilësi që karakterizojnë një model të suksesshme?
Po ka shumë gjëra, por janë tre pika më me rëndësi edhe atë karakteri, vetëbesimi dhe njohja paksa nuk bën keq.
KOHA: Cilët ishin ato model të famshëm që ju inspironin?
Mariano di Vaio, pastaj janë edhe disa personazhe që nuk janë model, por mund të merren si model edhe atë Leonardo di Caprio dhe shqiptari Blerim Destani.
KOHA: Më mirë të kesh apo të dish?
Po normal të dish është shumë më mirë dhe më vlerë, por si ka ardhur koha sot – më mirë të kesh! (qesh).
KOHA: Ndjekja e trendeve, a është domosdoshmëri?
E domosdoshme jo, por derisa është një gjë e mirë dhe interesante pse mos të ndiqet, unë jam tip që nuk më pëlqen dhe nuk më intereson kush e bën e si e thotë, unë e kryej punën time.
KOHA: Si do ta përshkruanit stilin tuaj?
Stili im është shumë i thjeshtë dhe normal dhe besoj që gjëja e thjeshtë është gjithmonë më e mira.
KOHA: Cilat janë brandet e preferuara?
Nuk kam brende të preferuara por kryesisht këto më të njohurat i blej por ama ka edhe gjëra mjaft të lira që më pëlqejnë dhe më rrinë mirë në trup qoftë dhe 2 euro unë e blej.
KOHA: Tre kombinime veshjesh: drekë familjare, punë në zyrë, një natë në party?
Po veshja për një drekë familjare është shumë e thjeshtë, sa për punë në zyrë besoj se këmisha dhe xhinset janë ideale, për party varet lokali dhe arsyeja…
KOHA: Si e shihni të ardhmen tuaj të ëndrrave?
Të ardhmen time e shoh me një familje, grua e fëmijë dhe së pari shëndet e pse jo edhe gjendje të mirë ekonomike.
KOHA: Tre fakte të rastësishme për ju që nuk i dinim më parë?
Ndonjë gjë që nuk dini, mund të ju them se kam qenë shumë i dashuruar dhe gjitha përfundoj, tjera gjëra ndoshta edhe nuk ka të tregoj.
KOHA: Cila është një ditë tipike e juaja?
Po këtë kohën e fundit që kam lokalin tim ditën e kam pak më ndryshe, nga gjumi zgjohem vonë pasi që gjithë mbrëmjes jam i angazhuar deri vonë në mëngjes.
KOHA: Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj që nga momenti kur keni nisur të merreni me modelizëm?
Nuk ka ndryshuar shumë jeta ime edhe pse vërtetë ja nisa me modelizëm profesional ama dikur e ndërpreva dhe nuk jam ndonjë kategori profesionale edhe pse nuk i dihet ndoshta rikthehem përsëri në këtë fushë.
KOHA: Jeni mjaft aktiv në rrjetet sociale? Sa merreni me lajmet e mediave online, thashethemet e ndryshme që publikohen?
Në rrjetet sociale jam aktiv patjetër, më shumë në Instagram, e sa për thashethemet nuk më interesojnë shumë sepse shumica nuk janë të vërteta.
SI ËSHTË JASINI NË:
një studio fotografike? …jam shumë serioz dhe profesion e koncentrim maksimal.
një party? …jam shumë happy dhe e shijoj mbrëmjen me shokë e shoqe.
para pasqyrës? …nuk humb shumë kohë edhe pse ndoshta duket që po.
dush? …këtu e kam shumë problem se kur futem pastaj harroj të dal, sepse aty vijnë idetë e reja (qesh).
shtrat? ….nuk e di duhet të pyesni femrat që i kam pas (qesh) apo mendove si fle?
miqësitë e vjetra?…i respektoj shumë dhe kurrë nuk i harroj, secili mik i mirë e ka një vend në zemrën time.