Sipas një studimi të të publikuar së fundmi në Sientific Reports, rezulton se jashtëqitja e bebeve mund të përdoret për të shëruar dhe parandaluar sëmundjet tek njerëzit e rritur.
Po jua shpjegojmë.
Bakteret që përmban jashtëqitja e bebeve të vogla mund të prodhojnë probiotikë që mund të trajtojnë dhe parandalojnë sëmundje si obeziteti. Studiuesit morën kampione nga jashtëqitja e 34 bebeve dhe i analizuan për të përftuar kështu 10 lloje të ndryshme bakteresh që sipas tyre mund të përdoren për të përmirësuar funksionin e ogranizmit tek të rriturit.
Doktori që ndoqi këtë studim, Hariom Yadav tregon se jashtëqitja e bebeve mund të kurojë sëmundjet që shfaqen me kalimin e moshës, si diabeti apo kanceri.
Sigurisht për të arritur këto efekte “lënda e parë” duhet përpunuar në kushte laboratorike, por kjo nuk është pjesa ë e vështirë e gjithë procesit….
A do pranojë njeri të shesë jashtëqitjen e fëmijës së tij dhe nëse po sa do ja vërë çmimin?!