Faqja e biletarisë online tiks.app është jashtë funksionit prej disa orësh, ndërkohë që Gazeta SHESHI mëson ekskluzivisht se ndaj kompanisë është duke ndodhur një sulm kibernetik.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë menaxheri i kompanisë tiks.app Ardian Kelmendi i cili ka konfirmuar për Gazetën SHESHI sulmin kibernetik, raporton Periskopi, përcjellë gazeta Koha.
“Një sulm kibernetik ka ndodhur para tre orëve dhe ai vazhdon të mbetet. Nga informatat e para që kemi marrë nga kompania “Kujtesa” na kanë thënë që sulmi vije nga jashtë vendit, por nuk mund ta specifikojmë a është nga Serbia, Maqedonia, apo vendet e tjera të rajonit.
“Është një sulm i fuqishëm i cili po vazhdon të ndodh edhe më tej dhe ua pamundëson çasjen personave në faqe”, deklaroi Kelmendi.