Ky djalosh është i lindur në Prishtinë, siç shkruan agjencia serbe e lajmeve B92 – në Kosovë e Metohi, dhe në prag të ndeshjes me ekipin serb ka folur për të kaluarën.
“Kosova edhe sot e kësaj dite vuan pasojat e dhunës dhe të masakrave të shtetit serb, prandaj kjo është një ndeshje e veçantç për mua. Duhet të fitojmë me çfarëdo çmimi”, është shprehur Jashanica, citon agjencia serbe atë, transmeton Koha.net.
ka shënuar golin e fitores kundër Laçit (2:1) të enjten, ndërsa para ndeshjes me bardh e zinjtë javën e ardhshme, të dielën ndeshet me Lushnjen.
Skenderbu i Korçës po kryeson Superioren shqiptare me 13 pikë nga pesë ndeshje, ka tri pikë më shumë Kukësi që e ndjek.
Partizani i Beogradit është mysafir në Shqipëri më 19 tetor, ndërsa ndeshja luhet në Elbasan Arena.