Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe planifikon të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme lidhur me përhapjen e koronavirusit të ri, njoftoi sot agjencia japoneze e lajmeve, Kyodo duke cituar një zyrtar qeveritar.
”Shpallja e kësaj gjendjeje do t’i fuqizojë autoritetet të mbyllin shkollat dhe të urdhërojnë publikun që të qëndrojë në shtëpi, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tokio dhe Osaka”, sipas Kyodo.
Abe ka qenë nën presion në rritje për të ndërmarrë veprime urgjente për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Dje, Japonia regjistroi 143 raste të reja.
Japonia tashmë është detyruar të shtyjë edhe Lojërat Olimpike të kësaj vere në Tokio për një vit për shkak të krizës globale/DPA