Pasi propozim-rezolutat e SHBA-së dhe Rusisë për vazhdim të mandatit të Misionit të Organizatës për ndalesë të armëve kimike në Siri nuk kaluan në Këshillin e Sigurimit të KB-së, Japonia propozoi tekst të tretë të rezolutës. Në të kërkohet vazhdim nga 30 ditë të Misionit, mandati i të cilit përfundon sot. Me tekstin kërkohet nga sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh që në afat prej 20 ditësh të dorëzojë propozim për strukturën dhe metodologjinë e punës së këtij Misioni.
Rusia mbrëmë e bllokoi propozim-rezolutën e SHBA-së për vazhdim të Misionit të Organizatës për ndalesë të armëve bërthamore në Siri, pasi paraprakisht e tërhoqi propozim-rezolutën e saj. Është paraparë që KS t’i shqyrtojë të dy propozim-rezolutat – ruse dhe amerikane, për vazhdim të Misionit në Siri. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në KB, Vasilij Nebenzja deklaroi se tërheq propozim-rezolutën ruse për shkak se nuk është arritur marrëveshje në seancën të KS të KB-së të votohet për të pas dokumentit amerikan.
Në KS u votua për propozim-rezolutën e SHBA-së. Dokumenti mori mbështetje nga 11 shtete, ndërsa “kundër” u prononcuan Rusia dhe Bolivia, ndërsa Kina dhe Egjipti ishin “të abstenuara”. Kjo është vetoja e dhjetë ruse për ndonjë propozim-rezolutë në KS të KB-së për Sirinë.