Tokio, 1 prill – Numri i të sapo infektuarve nga koronavirusi në Japoni po rritet me shpejtësi dhe vendi ndodhet në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, deklaroi shefi i kabinetit të kryeministrit Joshide Suga.
Edhe pse në Japoni ka rreth 2.200 të sëmurë, ndërsa kanë vdekur 66 persona, që është më pak se në pjesët tjera të botës, në rritjen me infektimet e reja, kështu që në Tokio vetëm dje janë regjistruar 76 raste të reja.
“Qeveria japoneze do të bëjë gjithçka që mundet për t’i minimizuar pasojat nga virusi, mes të tjerash edhe mbi ekonominë”, tha Suga.
Vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, megjithatë, nuk është marrë ende, megjithëse në rrjetet sociale ka shumë thirrje për ta bërë këtë, transmetojnë mediat britanike.