Japonia votoi sot një paketë ligjesh që ndalojnë fluturimin e dronëve në qendrat olimpike të Tokios 2020 dhe zonat ushtarake amerikane për të parandaluar sulmet, shkruan Alsat M, transmeton gazeta Koha.
Do të jetë gjithashtu e ndaluar në qendrat e planifikuara për Kupën e Botës në Ragbi që pritet të nisë në shtator.
Ligji ndalon ndërkohë edhe përdorimin e dronëve në zona të tilla si Rezidenca e Kryeministrit apo Pallati Perandorak.
Të përdorësh dronë në zona me densitet të lartë të popullsisë është gjithashtu e ndaluar.
Një turist javën e kaluar u paralajmërua nga polica pasi ngriti një dron në kryqëzimin e famshëm në Shibuya, Tokio.
Shumë persona vunë në dijeni policinë se kishin parë një objekt që po fluturonte mbi Pallatin Perandorak përpara daljes së parë publike të perandorit të ri.