Një kompani japoneze e prodhimit të anijeve planifikon që më 2025 të fillojë prodhimin dhe futjen në përdorim të “anijeve të mençura”. Kjo teknologji do të zgjedhë mënyrën më të mirë dhe më të sigurt për transport gjithashtu do të kursejë lëndë djegëse, ka bërë të ditur BBC. Kompania planifikon që të prodhojë fillimisht 250 anije. Pritet që ky lloj i teknologjisë të kushtojë rreth 100 milion dollarë. “Kjo do të bëhet, nuk po parashtrohet pyetja se a do të bëhet, por kur do të bëhet”, ka thënë njëri nga nënkryetarët e Rolls-Royce, Oskar Levander. Ai gjithashtu ka shtuar se telekomandën e këtij lloji do ta kenë nga fundi i kësaj dekade.