Tokio, 22 maj – Qeveria japoneze dëshiron të fillojë t’i përdorë emrat japonezë siç përdoren në Japoni – fillimisht të shqiptohet mbiemri ndërsa më pas emir, përcjellë KOHA.
Kështu, emri i kryeministrit japonez do të shqiptohet Abe Shinxo, siç shqiptohet në Japoni dhe do të ndërpritej praktika e aprovuar para më shumë se një shekulli, e imponuar prej të huajve.
Mbiemri i pari shqiptohet edhe në Kinë dhe Korenë e Jugut, megjithatë, në këto vende praktikohet edhe shqiptimi ndërkombëtar i emrit. (koha.mk)