Disa pjesë të Japonisë janë goditur nga stuhia tropikale “Mavar”, ndërsa autoritetet këshilluan më shumë se një milion njerëz të evakuohen, edhe pse nuk ka raportime për të lënduar.
Mavar, i cili shkaktoi kaos në ishullin perëndimor Guam në Oqenin Paqesor paraprakisht këtë javë, tani është ulur në nivelin e stuhisë tropikale nga fuqia e super tajfunit.
Autoritetet këshillojnë që afro 1,3 milionë njerëz në tërë Japoninë të avakuohen, duke përfshirë numrin më të madh në zonat e Honshut perëndimor, siç është prefektura Vakajama, njoftoi Agjencia për menaxhimin me zjarre dhe fatkeqësi.
Më shumë se 300 fluturime u anuluan sot, si dhe 52 tragete dhe disa linja treni, njoftoi Ministria e Transportit e Japonisë.
Deri tani nuk ka raportime për vërshime apo rrëshqitje dheu, por paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu janë lëshuar në perëndim të vendit, pjesë e ishullit Shikoku dhe Honshu, me parashikim 350 milimetra shi për metër katror në pjesë të Honshus perëndimore për 24 orë deri të shtunën në mëngjes.