Kryeministri japonez, Fumio Kishida sot inicoi këshill, i angazhuar për formim të strategjisë e cila do ta zgjidhë pabarazinë në të ardhurat dhe rishpërndarjen e pasurisë, që Kishida e quan “formë të re të kapitalizmit”.
Kjo është pjesa kyçe e politikës ekonomike të Kishidës, e cila i kombinon “Abenomik” të ish-kryeministrit Shinxo Abe me përpjekjet për rishpërndarje më të drejtpërdrejtë të pasurive nga kompanitë drejt amvisërive.
Një ditë më parë, Kishida e shpërndau Parlamentin, ndërsa temë kryesore e zgjedhjeve parlamentare do të jetë rikuperimi ekonomik pas pandemisë.
“Që të arrihet rritje e fuqishme ekonomike, nuk mjafton të mbështetemi vetëm në konkurrencën e tregut. Kjo nuk do të tregojë fryte për rritje të populaltës së përgjithshme”, theksoi Kishida në konferencën e djeshme për shtyp, duke bërë thirrje për ndikim të dukshëm ndaj ekonomisë, me qëllim që amvisërive t’u shpërndahen më shumë pasuri.
Këshilli për herë të parë do të takohet më vonë këtë muaj, ndërsa propozimet e para duhet të arrijnë deri në fund të vitit, në mënyrë që të merren parasysh në debatin për reformën tatimore për vitin e ardhshëm fiskal, deklaroi sot ministri japonez i Ekonomisë, Daishiro Jamagiva.
Kryetar i këshillit është Kishida, ndërsa në të janë edhe ministra, si dhe 15 sipërmarrës, shkencëtarë, prëfaqësues të sindikatave, etj.