Japonia e ripërtërin financimin e UNESKO-s

Tokio, 25 dhjetor – Qeveria e Japonisë solli vendim ta ripërtërijë financimin e UNESKO-s. Financimi u ndërpre në tetor të vitit 2016 në shenjë proteste kundër vendimit të UNESKO-s ta vendos në listën e trashëgimisë kulturore dokumente për masakrën në qytetin kinez Nankin në vitin 1937.

Tani autoritetet në Tokio e kanë ndryshuar politikën pasi kanë vlerësuar se qëllimi i udhëheqësisë së UNESKO-s në të ardhmen është të shmang çështje të cilat shkaktojnë tensione politike, publikoi televizioni japonez En-Ejç Kej.

Japonia dhuron në buxhetin e organizatës 35 milionë dollarë. Këto janë 10,8 për qind nga financimi i UNESKO-s dhe ndërprerja ishte goditje e fuqishme për organizatën.

Në vitin 2015 UNESKO me propozimin e Kinës kyçi në listën për mbrojtjen e trashëgimisë të dokumentuar botërore arkiv me materiale për masakrën e armatës japoneze në vitin 1937 në Nankin.