Dërgesat do të kryhen në kontejnerë të pajisur me sensorë të temperaturës, lagështisë dhe dridhjes. Sipas Hekurudhave Ruse (RZD), kontejneri i parë prej 12 metrash është dërguar këtë muaj nga porti japonez i Kobesë në portin e Vostochny në Primorsky Krai të Rusisë. Data e përafërt e dërgesës është 3 shtatori 2018, që do të rezultojë në një kohë të përgjithshme udhëtimi prej vetëm 14 ditësh
Edhe pse sot shikohet me prioritet lëvizja me makineritë e kohëve të fundit përsëri ka ardhur një investim i madh në hekurudhë. Dërgesat provë të mallrave japoneze në Rusi duke përdorur një lidhje detare dhe linja më e gjatë hekurudhore në botë, hekurudha Trans-Siberian, filloi të mërkurën në Yokohama të Japonisë.
“Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Rusinë dhe Japoninë. Projekti fjalë për fjalë i lidh dy vendet tona së bashku”, tha zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik i Rusisë, Sergej Gorkov për TASS. Ai shprehu besimin se projekti “do të bëhet simbol i miqësisë ruso-japoneze dhe një urë midis vendeve tona”.
Zëvendësministri i Tokave të Shtetit, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit, Toshihiro Matsumoto, vuri në dukje se Hekurudha Trans-Siberian (TSR) ka një potencial të madh zhvillimi për Rusinë dhe Japoninë. “Ne besojmë se kompanitë japoneze janë të interesuara për përdorimin e kësaj rruge, dhe shpresoj se do të arrijmë një mirëkuptim më të thellë midis transportuesve të të dy vendeve në procesin e zbatimit të këtij projekti pilot”, tha ai.
Dërgesat do të kryhen në kontejnerë të pajisur me sensorë të temperaturës, lagështisë dhe dridhjes. Sipas Hekurudhave Ruse (RZD), kontejneri i parë prej 12 metrash është dërguar këtë muaj nga porti japonez i Kobesë në portin e Vostochny në Primorsky Krai të Rusisë. Data e përafërt e dërgesës është 5 shtatori 2018, që do të rezultojë në një kohë të përgjithshme udhëtimi prej vetëm 14 ditësh.
Transporti i tanishëm i mallrave midis Japonisë dhe Rusisë kryesisht përdor rrugët e ajrore dhe detare. Duhen midis 53 dhe 62 ditë për të transportuar mallra nga Japonia në Moskë duke përdorur një rrugë detare që kalon Oqeanin Indian. Rruga e re e mallrave përmes hekurudhës do të ulë ndjeshëm kohën e transportit mes dy vendeve dhe kostot mund të reduktohen deri në 40 për qind.
Hekurudha Trans-Siberian lidh Moskën me Lindjen e Largët Ruse me një kohë udhëtimi prej shtatë ditësh. Është 9289 km e gjatë dhe përshkon tetë zona kohore.