Japoni: Lejohet abdikimi i Perandorit – për të parën herë në dy shekuj

33

Parlamenti i Japonisë sot e ka miratuar legjislacionin me të cilin lejohet që Perandori Akihito të abdikoj, duke i mundësuar monarkut japonez, që për të parën herë në 200 vite, të tërhiqet dhe në vend të tij të përurohet djali i tij, princi i kurorës, Naruhito.

Akihito, 83 vjeçar, i cili ka pasur një operacion në zemër dhe trajtim për sëmundjen e kancerit të prostatës, gjatë një paraqitjeje publike të rrallë vitin e kaluar, pat thënë se ka shqetësim se me vështirësi po i kryen obligimet e tij.

Perandori Akihito ka punuar për dekada të tëra në Japoni dhe jashtë saj, për t’i shëruar plagët e Luftës së Dytë Botërore, që ishte zhvilluar gjatë perandorisë së babait të tij, Hirohito. Akihito do të zëvendësohet nga djali i tij, Naruhito, 57 vjeçar.

Comments are closed.