Një kompani japoneze për prodhimin e makinerisë dhe një organizatë qeveritare njoftuan se kanë arritur të prodhojnë energji elektrike nga rrymat e oqeanit. Kompania IHI dhe organizata për zhvillimin e llojeve të reja të energjisë dhe teknologjisë industriale NEDO, kanë kryer kërkimet në brigjet e prefekturës Kagoshima, në jugperëndim të Japonisë. Ata thanë se rrymat detare kanë lëvizur turbinën e gjeneratorit eksperimental të vendosur në thellësi prej 20-50 metrash nën sipërfaqen e ujit. Në kumtesë thuhet se përmes këtij eksperimenti kanë arritur të prodhojnë 30 kilovatë energji elektrike.