Shkup, 28 maj – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev, sonte në Televizionin 24 dhe lidhur me datën potenciale për zgjedhje i theksoi Muhamed Zeqirit, nënkryetar i LSDM-së, se afatet për zgjedhjet LSDM-ja i nxjerrë nga mëngët, nuk mund të ketë zgjedhje në kundërshtim me ligjin dhe në barrë të qytetarëve, të shëndetit dhe të jetës.
“Zeqiri i referohet ligjeve, por dekreti i cili është sjell nga kjo qeveri edhe pse ne treguam se ky dekret nuk duhet të sillet për shkak të asaj që do të sjell më shumë komplikime, por ju nuk na dëgjuat dhe kjo tani po dëshmohet”, thotë Janushev në replikën ndaj Zeqirit.
Janushev thotë se LSDM-ja afatet i nxjerr nga mëngët, nuk mund KSHZ-ja të bëjë Përkujtues kur nuk ka datë të përcaktuar për zgjedhje, i vetmi i cili ka të drejtë të përcaktojë datë për zgjedhje është kryetari i Kuvendit, sepse në Kodin zgjedhor e njëjta është definuar.
“Lidhur me atë kush sa është i gatshëm për zgjedhje, ju vetëm lirisht vazhdoni me ryshfetin, vazhdoni me miell dhe vaj do t’ju mposhtim ashtu fuqishëm që nuk do të dini ku do të ktheheni. Zgjedhje në kundërshtim me ligjin dhe në barrë të qytetarëve të shëndetit dhe jetës nuk është opsion”, theksoi Janushev.