Dellçevë, 3 korrik – Në 100 ditët e para të kthimit në pushtet të VMRO-DPMNE-së qytetarët do të ndjejnë benefite të mëdha në ekonomi, bujqësi dhe infrastrukturë. Këtë, gjatë vizitës së sotme në Dellçevë e porositi bartësi i listës për deputetë në NJZ 3, Igor Janushev, i cili tha se përveç tre prioriteteve kryesore, me 4 milionë euro, Qeveria e re e kryesuar nga VMRO-DPMNE do të sigurojë 4 milionë euro si investime vendore dhe të huaja.
Janushev foli edhe për, siç tha, fushatën e zezë, që po zhvillohet ndaj tij dhe partisë.
Shfaqi shpresë se në Njësinë zgjedhore 3 do të ketë dalje më të madhe në zgjedhje, sepse, siç tha, populli është mërzitur nga i tërë nënçmimi, nga kurrizi i lakuar dhe nga rrënimi i shtetit maqedonas.