Shkup, 18 shkurt – Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev, pas seancës së sotme gjyqësore për lëndë “Talir” të PSP-së, deklaroi se bëhet fjalë për përndjekje politike mbi partinë e tij.
“Qartë dhe pa mëdyshje tregohet fakti se i gjithë proces politik është në fakt përndjekje politike ndaj partisë më të madhe politike në Maqedoni”, tha Janushev.
I pyetur për pranimin e fajit të nga bashkëpartiakja e tij Elizabeta Çingarovska, e cila fitoi dënim me kusht burg prej dy viteve, Janushev tha se nuk dëshiron të komentojë deklarata indiciduale dhe nga cilat motive është bërë.
Në lëndën “Talir” janë të akuzuar Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski dhe Mile Janakieski për “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “pastrim parash”, ndërsa Ilija Dimovski dhe Leko Ristovski janë të akuzuar për veprënm “pastrim parash”. Si sibjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE.
Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë marrë 4,6 milionë euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar që ata para të paguhen në xhirollogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.