Shkup, 20 maj – Sonte në lajmet e Kanal 5 paraqitje të tij ka pasur sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev i cili tha se e vetmja strategji e partisë së tij është shëndeti i qytetarëve.
“Strategji të vetme të cilën VMRO-DPMNE e ka është shëndeti i qytetarëve dhe nga kjo nuk heqim dorë. Ndërsa është e qartë se zgjedhje në qershor nuk do të ketë dhe ligji atë nuk e lejon. Normat juridike nuk e lejojnë këtë. Thjesht nuk mund të respektohen të gjitha afatet për përgatitjen e zgjedhjeve të cilat do të mbahen në qershor”, tha Janushev.
Sipas atij, atë që e flet Zaev, madje është joreale.
“E dimë se ultimatumet e Zaevit janë të pamundura, edhe pse nga ai gjithçka mund të pritet. Megjithatë i vetmi i cili mund të vërtetojë datë për zgjedhje është kryetari i Kuvendit, ndërsa ajo nuk mund të ndodhë nëse nuk ka konsensus. Nëse nga LSDM konsiderojnë se atë mund ta bëjë qeveria vetë me dekret me fuqi ligji dhe nëse bëjnë manipulime, nuk besoj se do ta arrijnë atë“, nënvizoi Janushev.
Ai ka porositur se VMRO-DPMNE kur do ta merr pushtetin në gjitha segmentet do të jetë më mirë nga ajo që shohim këto 3 vite.