Koçan, 6 korrik – Në këto zgjedhje LSDM-ja vetë do të bie nga pushteti, sepse asgjë nuk bën për qytetarët, e as për bujqit, ndërsa injorimi total, moskujdesi dhe mosangazhimi për bujqit është tipar i kësaj partie dhe i Lupço Nikollovskit, theksoi bartësi i listës së kandidatëve të koalicionit “Ripërtëritje e Maqedonisë” në njësinë e tretë zgjedhore, Igor Janushev gjatë vizitës së sotme në komunën Çeshinovë-Obleshevë.
“Folëm me prodhuesit e orizit për problemet e tyre dhe atë që e dëgjuam është moskujdesi dhe mospërfillja nga ana e këtij pushteti. Çka mund të presin tjetër nga një njeri si Nikollovski. Njeri i cili vetëm për një vit iku nga ministria, dhe u fsheh pas funksionit të partisë. Prioritetet tona për njësinë e tretë zgjedhore do të jenë investimet në bujqësi që të kemi bujq të lumtur dhe krenar të cilët do të jetojnë jetë normale dhe dinjitoze”, theksoi Janushev.
Ai i bëri thirrje LSDM-së që të përmendin të paktën një projekt, jo vetëm nga bujqësia, me të cilin mund të lavdërohen.
“Le të thonë diçka që kanë bërë vetë, e kanë menduar, e kanë financuar ose të paktën e kanë filluar. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk ekziston. Këto janë njerëzit më të paaftë, një prej të paaftëve është pikërisht Lupço Nikollovski. Ai është njeri i cili nuk ka bërë asgjë për shtetin, e vetmja është ajo që ai dhe të tjerët nga LSDM-ja mendojnë për interesat e tyre personale. Dhe pikërisht për këtë edhe do të bien”, potencoi Janushevi.