Lubjanë, 12 janar – Plani për vaksinim kundër Kovid-19, miratohet nga Qeveria sllovene për gjysmën e parë të këtij viti, parashikon fillimisht të vaksinohen grupet e rrezikuara dhe personat e moshuar, derisa ato jashtë këtyre kategorive do të vaksinohen në pranverë.
Këtë e deklaroi në konferencën për shtyp kryeministri Janez Jansha, i cili deri në emërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë, përkohësisht e kryen edhe këtë detyrë, dhe drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndet Publik (NIJZ), Milan Krek.
Deri më tani, në Slloveni janë vaksinuar më shumë se 20.000 persona, kryesisht në shtëpitë e të moshuarve dhe në spitale.
“Sllovenia planifikon të përdorë katër vaksina për imunizim dhe të premten arriti të lidhë marrëveshje për dorëzim të edhe 900.000 dozave nga vaksina e “Fajzer/BioNTek”, pasi prodhuesit e rritën sasinë e planifikuar në krahasim me paralajmërimet paraprake”, deklaroi Jansha.
Ai theksoi se së shpejti do të jenë në dispozicion edhe tre vaksina të cilat ende nuk janë miratuar nga Agjencia Rregullatore Evropiane për Ilaçe (EMA), përfshirë edhe vaksinën e “Astra Zeneka”.
Sipas Janshës, strategjia për vaksinim të Sllovenisë zbatohet në rekomandimet e Komisionit Evropian. Fillimisht do të vaksinohen grupet prioritare – qytetarët më të moshuar dhe kategoritë e tjera të rrezikuara, ndërsa ata të cilët nuk janë në listën prioritare nuk mund të konsiderojnë për imunizim para pranverës.
Sllovenia planifikon të vaksinojë 1,6 milionë njerëz apo 60 për qind të popullsisë deri në gusht të këtij viti.