Vendet nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, të cilat janë pjesë e procesit të zgjerimit të BE-së, tregojnë rritje të korrupsionit, deklaroi udhëheqësi i Sektorit për projekte pranë Delegacionit të BE-së në vend, Frak Janmat, duke bërë thirrje me atë rast për përforcim të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të së drejtës.
Në fjalimin në Forumin rajonal të antikorrupsionit të SELDI në Shkup, Janmat tha se BE-ja i mbështetë vendet nga rajoni dhe Turqinë në raport me harmonizimin e legjislaturave të tyre që ka për qëllim vendosjen e institucioneve speciale dhe përforcimin e kornizës juridike në luftë kundër korrupsionit, në të cilën konsideron se është i rëndësishëm edhe ndryshimi i mentalitetit.
“Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nuk duhet të përzihen me reformat teknike. Ato janë pjesë e procesit i cili kërkon ndryshim të mentalitetit dhe qëndrueshmërisë. ne megjithatë mbetemi të përkushtuar dhe shpresojmë se institucionet do të japin rezultate pozitive për të mirën e gjeneratave të ardhshme. Në 40 për qind të institucioneve në rajon sipas barometrit të korrupsionit, korrupsioni është një nga problemet kryesore në shoqëritë e tyre”, tha Janmat.
BE-ja, theksoi ai, kundër këtij fenomeni lufton me rregulla të reja dhe përforcim të fondeve për krijim të prokurorisë publike të BE-së.