Definimi i qëllimit është pozicioni startues i çdo suksesi. Jeni përcaktuar të studioni në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” me një qëllim, të fitoni arsimim me cilësi të verifikuar dhe të dëshmuar, theksoi rektori i USHCM, pr. dr. Nikolla Jankullovski, në orën e parë akademike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë”.
“Marrja e indeksit të njohur të USHCM është pozicion fillestar i sukseseve tuaja të ardhshme profesionale”, tha Jankullovski, duke shtuar se që të jesh pjesë e USHCM është nder, por edhe detyrim, për shkak se dituria, shkenca dhe cilësia kultivohen në këtë Universitet nga vetë themelimi i tij.
Ai theksoi se si risi në këtë vit akademik, në kuadër të programit Erazmus, USHCM do të fillojë të realizojë praktikë studentore, me çka studentëve do t’u mundësohet për stazhim në kompanitë nëpër vendet e BE-së.
“Kushtet kompetitive në tregun e diturive dhe tregun e punës janë pakompromise, kërkojnë kualitet dhe përsosmëri, nuk njohin as sipërfaqësi, as improvizime. Vendimi juaj për studime në USHCM është i drejtë, sepse ai njihet dhe pranohet në korniza botërore, ndërsa edhe sipas të dhënave më të reja, universiteti më mirë i renditur nga Maqedonia në shkallën botërore”, tha Jankulloski.
Sipas tij, për cilësinë e USHCM flasin shifrat si vijon: mbi 150.000 studentë të diplomuar, 10.000 ma master dhe 4.000 doktor shkence, të cilët arsimin e tyre e kanë fituar në universitetin tonë.
Në Konkursin e USHCM për vitin 2017/2018 kanë qenë të lira gjithsej 10.018 vende për studentë në ciklin e parë të studimeve: 5.865 për studentë të rregullt, 3.793 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.160 për studentë me korrespondencë.